Manchester United mund të tentojë të nënshkruajë me Goncalo Ramosin.
Sulmuesi mori vëmendjen pasi realizoi het-trik në fitoren e Portugalisë kundër Zvicrës në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sipas “ESPN”, Man United do të kërkojë informacione shtesë për sulmuesin e Benficas, për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi të mundshëm në afatin e janarit.
Megjithatë, mbetet të shihet nëse një lëvizje e tillë mund të ndodhë, pasi më herët është thënë se Erik ten Hag nuk është i sigurt që një sulmues do të arrijë në janar.
Ramos me Benfican ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
21-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh./Prishtinapress/