Ansu Fati ka vendosur: dëshiron të largohet nga Barcelona.
Sulmuesi i ri spanjoll i ka lënë prapa krahëve disa lëndime të njëpasnjëshme dhe është i gatshëm të dalë në pah.
Por, atij i duhet ta gjejë një eksperiencë të re pasi gjigantit katalunas i ka humbur durimi ndaj 20 vjeçarit.
Sipas mediave britanike, interesim për përfaqësuesin spanjoll kanë shfaqur gjigantët e futbollit anglez, përfshirë këtu Manchester United, Arsenal dhe Tottenham.
Pak javë më parë flitej për një transferim të mundshëm të super-talentit spanjoll në Paris Saint-Germain, por në fund nuk u realizua ky transfer, ndonëse lojtarin e donte trajneri Luis Enrique.
Tash, sulmuesit anësor i mbetet ta zgjedh njërin prej klubeve të Premierligës.