Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili është kapur duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij, sot ka dalë para gjykatës.
Për herë të parë ai ka folur rreth video-skandalit, duke iu kërkuar falje familjarëve të tij dhe qytetarëve të Kukësit.
Para trupit gjykues ai është përlotur.
Ai ka bërë me dije se me veprim e tij të pahijshëm nuk e ka shkelur ligjin, por etiken.
“Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, ka thënë Gjici, duke u përlotur, raporton TCH.