1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjetja e trupit të pajetë të fëmijës 4 vjeç, FSK: Dolëm në vendin e ngjarjes dje pasdite

Trupi i pajetë i një fëmije 4 vjeç u gjet sot në kanalin e Ibër Lepencit.

Forca e Sigurisë së Kosovës që u angazhua në këtë operacion, tha se ishin në kërkim të 4-vjeçarit që nga pasdita e djeshme.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjejë pa shenja jetë trupin e fëmijës katërvjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë. Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vend ngjarje dje në orët e vona të pas ditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

“Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe: Policia e konfirmon se u gjet trupi i pajetë i katërvjeçarit që ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit (VIDEO) – Prishtina (prishtinapress.net)

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img