Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar në lidhje me veprimin josportiv të kombëtares së Serbisë para ndeshjes ndaj Brazilit.
Siç dihet, në zhveshtoren e ekipit serb ishte i pranishëm një flamur që mbante hartën e Kosovës nën ngjyrat serbe.
Përkitazi me këtë situatë, Çeku kërkon veprime konkrete nga FIFA dhe këtë mesazh të kombëtares serbe e quan ksenofobik e gjenocidial.Më poshtë gjeni postimin e tij në Twitter./Prishtinapress/