10.7 C
Pristina
Saturday, April 19, 2025

Buy now

spot_img

Gjesti për përfundimin e Big Brother VIP Albania: Edhe një muaj e kisha shtyrë

Sonte finalizohet edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, një sezon që ka thyer çdo rekord shikueshmërie dhe ka mbajtur të gjithë shqiptarët përpara ekranit për javë me radhë.

Të gjithë banorët që kanë qenë pjesë e kësaj aventure do të përballen me fundin e një rrugëtimi të gjatë dhe plot emocione.

Në një bisedë me moderatorin Ledion Liço, banorët ndanë ndjesitë dhe reflektimet e tyre për javën finale dhe për eksperiencën që kanë kaluar brenda shtëpisë.

Gjesti, një nga finalistët më të komentuar, u shpreh se kjo periudhë do t’i mungojë shumë dhe se është i gatshëm ta kalonte edhe një muaj më shumë brenda shtëpisë, pasi ka krijuar lidhje të forta dhe ka kaluar momente të paharrueshme.

“Jo, dhe javë aq e gjatë, ka qenë e mbushur plot me emocione,” – u shpreh Egli, duke treguar se ndonëse koha brenda shtëpisë ka kaluar shpejt, ajo ka qenë e mbushur me momente të forta që do të mbeten gjithmonë të paharrueshme për të.

Ndërsa Gjesti, me një ton të sinqertë dhe të prekur, tha: “Unë edhe një muaj e kisha shtyrë. Nuk po më dilet”.

Ky rrugëtim i gjatë për finalistët ka qenë një përvojë e paharrueshme, ku secili ka pasur mundësinë të tregojë më të mirën nga vetja, ndërsa emocioni i fundit për ta ka arritur tani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img