Site icon PrishtinaPress

Gjesti iu drejtohet me gjuhë dhune banorëve: Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli

E mërkura ka qenë një ditë e tensionuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku një debat i ashpër ka përfshirë Gjestin dhe banorët e tjerë.

Reperi kosovar, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe audiencës që ndjek spektaklin.

Gjatë një përplasjeje në oborr, ai ka lëshuar shprehje dhe terma aspak të përshtatshëm për një format televiziv, disa prej të cilave mund të konsiderohen edhe si nxitëse të dhunës.

“Ju degjeneroj, ju mbys krejtve rend, ju shkeli, jeni të vegjël për mua,” dëgjohej Gjesti duke iu drejtuar banorëve në kulmin e debatit.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të forta brenda shtëpisë, me disa prej banorëve që u ndjenë të kërcënuar dhe të fyer nga gjuha e përdorur prej tij.

Ndërkohë, audienca jashtë ka shpërthyer në komente të ndryshme, ku një pjesë e ndjekësve kanë kërkuar ndërhyrjen e produksionit për të marrë masa ndaj këtij sjelljeje. 

Exit mobile version