-0.5 C
Pristina
Saturday, February 22, 2025

Buy now

spot_img

Gjesti dhe Rozana e kthejnë ‘përmbys’ shtëpinë e Big Brother VIP Albania, revoltohen banorët

Një surprizë e pazakontë ka pritur banorët e Big Brother VIP Albania këtë mëngjes! Me t’u zgjuar, ata janë shokuar kur kanë parë se gjithçka në shtëpi ishte përmbysur dhe rrëmuja mbizotëronte kudo.

Kjo ka qenë një mision sekret i organizuar nga Vëllai i Madh, ku dy nga banorët, Gjesti dhe Rozana, u përzgjodhën si “ninxhat” e natës për të realizuar këtë skenar argëtues.

Me lëvizje të kujdesshme dhe pa bërë zhurmë, ata kanë zhvendosur mobiliet, kanë rregulluar sendet në mënyrë të çrregullt dhe kanë krijuar një kaos total për t’i futur banorët në një situatë të pazakontë.

Pamjet e reagimeve të banorëve sapo u zgjuan kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar shumë të qeshura mes shikuesve.

Disa prej tyre mbetën pa fjalë, ndërsa të tjerë nuk mund të ndalonin së qeshuri nga ky ‘shok’ i mëngjesit.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë dinamikën në shtëpi, pasi disa nga banorët edhe janë revoltuar nga ky veprim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img