Site icon PrishtinaPress

Gjesti dhe G Bani hyjnë në banjo së bashku, pritet zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 

G Bani dhe Gjesti kanë thyer një nga rregullat më të rrepta të Big Brother VIP Albania, duke hyrë së bashku në tualet dhe duke mbyllur derën.

Ky veprim mund t’u kushtojë shtrenjtë dy konkurrentëve, pasi në edicionet e kaluara të spektaklit janë marrë masa të ashpra për raste të ngjashme.

Tani mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa kundër dy banorëve apo nëse do t’ua kalojë me një paralajmërim.

Ky incident ka ngjallur diskutime të shumta edhe mes ndjekësve të spektaklit, të cilët janë në pritje të reagimit zyrtar nga Vëllai i Madh. 

A do të ketë një vendim drastik? Apo do t’iu falet kjo shkelje G Banit dhe Gjestit? Kjo pritet të zbulohet në spektaklin e radhës.

Exit mobile version