Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti në komunitet i Policisë së Kosovës të Stacionit Policor- Kllokot, me 05.12.2022 rreth orës 17:15 kanë pritur personin Xh.R., nga një fshat i Komunës së Vitisë, i cili ka sjell një portofol që e kishte gjetur afër marketit “Viva-Fresht” në Kllokot.
Në portofol kishte një shumë parash (735 euro dhe 100 franga zvicerane) si dhe dy kartela bankare.
Policia e Kosovës kanë arrit që në bazë të kartelave bankare ta identifikojnë personin që e kishte humbur portofolin (ai ishte duke qëndruar në Banjën e Kllokotit për rehabilitim).
Në prezencë të policisë në stacionin policor në Kllokot, portofoli i gjetur i është kthyer pronarit legjitim./Prishtinapress/