-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Gjermania s’qenka për mua”- Gjashtë faktet që ndoshta nuk i keni ditur për Hamëz Jasharin

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Është djali i dytë i Shaban Jasharit. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit Ademit dhe s’ju nda deri në vdekje.

Hamza është babai i ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekimit. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.

Ja disa fakte që ndoshta s’i keni ditur:

1. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj.

2. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur.

3. Hamza ka mbaruar shërbimin ushtarak në vitin 1973, dhe pastaj ka shkuar në Gjermani, për 5 muaj. Mirëpo u kthye prapë, sepse siç thoshte ai “Gjermania s’qenka për mua”.

4. I pëlqente edhe muzika shumë, por edhe teatri. Gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

5. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi de Besarta.

6. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img