1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania shkallë të lartë të vlerësimit kreditor

Statusi i Gjermanisë si tregu i borxhit referencë në Europë po kërcënohet ndërkohë që Berlini po merr më pak hua ndërsa Banka Qendrore Europiane po përshpejton programin e blerjes së titujve të borxhit.
Kthimet deri në maturim të titujve gjermanë të borxhit janë më të ulëtat në Eurozonë për çdo afat maturimi. Ekonomia më e fuqishme e Eurozonës krenohet gjithashtu me statusin AAA të kreditit nga të tre firmat kryesore të vlerësimit (S&P, Fitch, Mood’s) dhe ka një treg të zhvilluar të kontratave derivative ku investitorët mund të mbrohen kundrejt riskut.
Analistët thonë se gjëja më e rëndësishme e statusit është lehtësia në të cilën investitorët mund të blejnë dhe shesin obligacione pa shtrembëruar çmimet. Problemi qëndron se Banka Qendrore Europiane blen më shumë tituj borxhi nga Gjermania në krahasim me secilin vend tjetër të Eurozonës, nën programin prej 1.7 trilionë euro.

Ndërsa kjo nuk ka gjasa të ndalojë investitorët që të përdorin titujt gjerman për investim dhe mbrojtje, tregje të tjera të borxhit, si ai francez, mund të tërheqin investitorët. Rreziku për Gjermaninë që të humbasë statusin referencë në Europë është te kostot që përballen investitorët.
Shumica e borxhit gjerman ka një kthim poshtë zeros duke bërë që investitorët të paguajnë para për mbajtjen e këtyre aktiveve. Ndërkohë, Franca i paguan investitorëve 0.25% për t’i marrë hua atyre në një afat prej 10 vitesh. Agjencia e menaxhimit të borxhit në gjermani raporton se volumi vjetor i tregtimit të titujve të borxhit ra me më shumë se 30%, në rreth 4.7 trilionë euro, në fund të 2015-ës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img