5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania refuzon të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë.

Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani.

Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t’u sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë.

“Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”, tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve.

“Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters” – dy lloje avionësh luftarakë – kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai.

Perëndimi është duke e ndihmuar Ukrainën me armatim, prej se Rusia ka nisur pushtimin e saj në shkurt të vitit të kaluar.

Muaj më parë, Gjermania i ka dërguar Ukrainës tanket e saj luftarake, Leopard.

Këto tanke janë një nga modelet me performancën më të mirë në botë.

Rreth 2.000 sosh janë të shpërndara në mesin e aleatëve në Evropë, por të gjitha licencat e eksportit të tyre i ka Gjermania.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Perëndimi edhe avionë luftarakë, edhe raketa me rreze të gjatë veprimi, për të luftuar forcat pushtuese ruse.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar, po ashtu, t’i dërgojnë Ukrainës armë të tilla nga frika se mund ta përshkallëzojnë situatën./REL

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img