1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania refuzoi ofertën kineze për investime për dy firma prodhuese të çipave

Qeveria gjermane hodhi poshtë të mërkurën një investim të mundshëm kinez në dy prodhues vendas të gjysmëpërçuesve, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare si arsye kryesore, sipas raportimeve të mediave lokale.

Më herët gjatë ditës, kabineti i ndaloi Elmos, një kompani gjermane me bazë në Dortmund, të shiste një strukturë të prodhimit të çipave tek një kompani kineze, tha ministri i Ekonomisë Robert Habeck, siç konfirmoi edhe Elmos publikisht.

Ai tha pa mëdyshje se blerja e planifikuar nga Kina e Elmos do të kishte rrezikuar rendin dhe sigurinë publike në Gjermani, shkruan KosovaPress.

Rasti tjetër i nënshtrohet sekreteve tregtare të kompanisë, kështu që ai nuk mund të hyjë në detaje, shtoi ai.

Sipas të përditshmes së biznesit Handelsblatt, rasti i dytë i bllokadës lidhet me blerjen nga një investitor kinez të kompanisë bavareze ERS Electronic. ERS Electronic është një kompani shumëkombëshe e pajisjeve gjysmëpërçues./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img