Site icon PrishtinaPress

Gjermania ofron punë, mund të fitoni 150 euro në ditë

Për të mbledhur shparg pagesa shkon deri në 150 euro, por në qoftë se ju doni të bëni këtë punë do të ishte mirë të dini disa fakte të rëndësishme.

Nga ky vit, kjo punë do të paguhet 8.60 euro orë bruto, transmeton lajmi.net.

Megjithatë mediat kroate kanë dhënë informacione se mund të fitohen 150 euro në ditë. Ata që kanë përvojë menjëherë kanë paralajmëruar se shuma 150 euro është e ekzagjeruar. Mbledhja e shpargut në Gjermani është paguar dobët.

Deri sa ju e bëni këtë punë do të flini në një vend të përbashkët me punëtorët e tjerë. Do të keni tualete të përbashkëta dhe dushe. Akomodimi nuk është kudo njëjtë por as nuk është as më luksoz.

Strehimi dhe dreka janë ato që punëdhënësi iu ofron.

Dita e punës zakonisht zgjat 12 deri 13 orë. Pauza merret 15 minuta për ushqim dhe është zbritur nga orët totale të punës.

Në raste të veçanta kur shpargu rritet shpejt për shkak të klimës së nxehtë puna zgjat deri në 20 orë.

Nga ana tjetër në qoftë se bie shi mund të punohet vetëm katër ose pesë orë. Kjo punë është shumë e vështir nuk ka pushim as të dielave e as festave.

Shpargu korret kryesisht në mes të prillit dhe qershorit në varësi të motit.

Megjithatë temperaturat e buta të muajit shkurt kanë bërë që sezona të fillojë.

Njohja e gjuhës gjermane nuk është shumë e rëndësishme dhe nuk është kusht paraprak për të fituar këtë vend pune.

Exit mobile version