Site icon PrishtinaPress

Gjermania nga sot njeh avokatët e Kosovës, kushdo që ka licensë ka edhe të drejt pune

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën dhe sektorin e drejtësisë. Gjermania nga sot njeh avokatët e licensuar në Kosovë. “Çfarë lajmi i mrekullueshëm – avokatët nga Republika e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania

Tani e tutje, avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare.

Të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët nga vendi ynë mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.

Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës”, shkruan Ajeti në njoftim.

Exit mobile version