2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania në vjeshtë me ‘Green Card’ për punëtorët e huaj, duhet t’i plotësoni këto tri kritere

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani.

“Karta e shanseve” do të jetë gati në vjeshtë.

“Ne do të vendosim një Kartë të Shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ynë ka nevojë të vijnë më lehtë te ne”, është shprehur ministri Heil.

Kjo sepse kërkimi i një pune nga jashtë është shpesh i vështirë.

Kush ka një diplomë apo kualifikim, pavarësisht nëse është studim universitar apo shkollim profesional, të cilin Gjermania e njeh, mund ta marrë menjëherë kartën e shanseve.

“Por ne duam edhe njerëz, që kanë kualifikime të tjera dhe që na duhen për tregun e punës, e të cilëve do t’u japim një shans për të ardhur në Gjermani”, ka thënë politikani socialdemokrat gjerman.

Kush i përmbush tre nga katër kriteret merr “Kartën e Shanseve”?

Me këtë “Green Card” do duhet të futet një sistem pikësh, që përfshin katër kritere: shkollimin e përfunduar jashtë; përvojë pune të paktën tre vjet; njohuritë gjuhësore ose një qëndrim të mëparshëm në Gjermani dhe së katërti moshën nën 35 vjeç.

Pra, kush plotëson tre nga katër kriteret do të marrë “Kartën e Shanseve”, mirëpo se si do të përcaktohet në fund kjo kartë duhet të miratohet njëherë brenda qeverisë.

“Ne kemi nevojë për më shumë imigrim”, ka theksuar Heil, duke iu referuar mungesës së fuqisë punëtore në Gjermani.

“Vit për vit ne do të përcaktojmë në bazë të nevojës sonë një kontingjent të caktuar, se sa vetë do ta marrin ‘Kartën e Shanseve’ në Gjermani, me qëllim që për një kohë caktuar të kërkojnë punë apo shkollim profesional këtu në Gjermani. Për këtë periudhë ata duhet ta sigurojnë vetë jetesën”, përfundon ai. /Deutsche Welle

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img