Gjermania dëshiron një zgjidhje të qëndrueshme për problemin e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur, tha ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb.
“Ne jemi të shqetësuar dhe skeptik në lidhje me idenë e shkëmbimeve territoriale, sepse kjo zgjidhje mund të krijojë probleme edhe më të mëdha në afat të mesëm dhe të gjatë “, tha ai në konferencën “Sfidat e Sigurisë të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë”, organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme.
“Detyra kryesore e ambasadës sonë është të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE dhe të bëhet anëtare e BE. Në të njëjtën kohë, ne duam të mbështesim normalizimin e marrëdhënieve dhe bisedimeve Beograd-Prishtinë nën kujdesin e BE “, tha ai.