0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania kërkon rishqyrtimin e mandatit të UNMIK-ut në Kosovë

Zëvendës ambasadori gjerman në OKB, Jürgen Schulz, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka kërkuar nga Kosova ta heq tarifën për produktet e Serbisë dhe Bosnjës. Ndërsa, theksoi se duhet të rishikohet  misioni i UNMIK-ut.

Ai i ka bërë thirrje Serbisë të ndalojë thirrjet për mosnjohjen e Kosovës.

“Ftojmë Kosovën të heq tarifën ndaj produkteve të BeH dhe Serbisë, sepse është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. Po ashtu bëjmë thirrje tek Serbia që të ndaloj thirrjet për mosnjohjen e Kosovës. Stabiliteti për të dyja vendet e regjionit është në interes të të gjithëve. Ndarjet në vija etnike nuk kontribuojnë asgjë”, ka thënë ai.

Lidhur me operacionin policor, ai ka theksuar se Kosova ka të drejtë ta luftojë krimin dhe korrupsionin.

“Lidhur me operacionin policor, Kosova ka të drejtë të luftoj krimin dhe korrupsionin në përputhje me ligjin. Këto përpjekje duhet të zgjerohen në gjithë Kosovën pra edhe në veri. Dhe trajtimi i personelit të UNMIK-ut duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe rezultatet”, ka theksuar ai.

Ndërsa, lidhur me misionin e UNMIK-ut, ai theksoi se duhet të rishikohet.

“Ndërsa kërkojmë të bëhet rishikim strategjik i misionit të UNMIK-ut. Misioni duhet t’i përshtatet mjedisit të ri në Kosovë. Është koha për ndryshim, pasi që institucionet e Kosovës kanë marrë në duar rolin e UNMIK-ut”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img