Në Gjermani po bëhet gjithnjë e më akut problemi i kujdesit shëndetësor për të moshuarit. Ende mund të mbushen boshllëqet me forca pune të ardhura nga jashtë. Por ekspertët paralajmërojnë për iluzionet.
Rreth 3.3 milionë të moshuar kanë nevojë për përkujdes shëndetësor në Gjermani, sipas të dhënave provizore të Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani. Numri i tyre rritet, shoqëria plaket shpejt. Deri në vitin 2030 pritet të jenë më shumë se katër milionë. Por për ta mungojnë kujdestarët. Kështu sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës në mars 2017 për 14.600 vende pune të hapura ka pasur vetëm tre mijë kujdestarë shëndetësorë të papunë. Në të ardhmen do të ketë edhe më shumë mungesa. Fondacioni Gjerman për Mbrojtjen e Pacientit llogarit se në 8 vitet e ardhshme do të mungojnë 200 mijë forca pune të plota në sektorin e kujdesit shëndetësor. Deri në vitin 2030 kjo mungesë do rritet deri në 500 mijë vetë, shkruan DW.