Gjermania dhe kompanitë e saj kanë të hapura 46.608 vende pune për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Maqedoninë.
Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.
Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.
Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë: http://www.make-it-in-germany.com/en. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.
Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori:
Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punë-dhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune./GSH/
PROFESIONET QE KERKOHEN NGA GJERMANIA
– Asistent teknik
– Inxhinier mekanik
– Elektricist
– Instalues elektrik
– Elektricist për ndërtimin
– Hidraulik
– Teknik i ngrohjes
– Punëtor pa kualifikime për ujë
– Shofer
– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore
– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat
– Infermierë në pediatri
– Infermierë në kirurgji
– Infermierë në klinikë
– Anesteziolog
– Ndihmës anesteziolog
– Kujdestarë për të moshuar
– Specialistë në klinika gjeriatrike
– Specialistë në onkologji
– Specialistë në endoskopi
– Specialistë në nefrologji
– Specialistë në rehabilitim
– Profesionistë të shëndetësisë
– Teknikë kompjuterash
– Hidraulikë
– Muratorë
– Mekanikë makinash
– Gomistë