4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania i kërkon në Kosovë 987 trupa të ushtarëve të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore

Republika Federale e Gjermanisë ka të dhëna se një numër i madh i ushtarëve gjermanë kanë rënë në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Detajet i ka ofruar Komisioni Gjerman për Kujdesin ndaj Varreve të Luftës

“Ne dimë për 987 ushtarë të rënë të Wehrmacht-it në zonën e Kosovës së sotme. Marrëveshja për çështjen e varreve të luftës mes dy palëve nuk është nënshkruar ende. Kur ne do të mund të punojmë në Kosovë dhe të zhvarrosim të vdekurit, ne do të ndërtojmë atje një monument përkujtimor. Me siguri do të gjejmë një vend të përshtatshëm për varrin e luftës në konsultim me autoritetet lokale”, thuhet në deklaratën e këtij komisioni për Klan Kosova.

Varret e dy ushtarëve të Forcave të Armatosura të kohës së Hitlerit, të njohura si Wehrmacht, para disa javësh u zbuluan në Popovë të Podujevës.

Ata u gjetën në pronën e familjes Rexha të këtij fshati. Të parët e fisit në fjalë, qysh më 1944, kishin varrosur gjermanët e vrarë në luftim me partizanët në pronën e tyre.

Për 77 vjet familja llapjane e mbajti sekret këtë ngjarje deri në korrikun e 2021-ës.

Të rënët u identifikuan nëpërmjet pllakave metalike me numër serik, kockave të kafkës ose krehërve për flokë. Gërmimet u bënë në bashkëpunim mes autoriteteve vendore, atyre gjermane dhe kontingjentit të tyre në KFOR.

“Nëse gjejmë këso lloj pllakash ose sende të tjera si unaza martese që japin të dhëna për identitetin e të vdekurve, ne së bashku me Arkivat Federale në Berlin do të përpiqemi t’i identifikojmë në mënyrë që të informojmë të afërmit e tyre”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Volksbund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img