Shtetasit e Kosovës nga sot ( e hënë) kanë nisur udhëtimet pa viza në Evropë.
Këtë lajm e ka mirëpritur edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë.
Përmes një postimi në X, kjo ministri tha se liberalizimi qytetarëve të Kosovës u mundëson të udhëtojnë pa viza për qëndrime afatshkurta në BE.
“Një hap tjetër i rëndësishëm që i afron njerëzit në Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën më në fund u mundëson të gjithë qytetarëve kosovarë të udhëtojnë pa viza për qëndrime të shkurtra në BE/zonën Shengen”, thuhet në reagimin e ministrisë.