Gjermania ka arritur të shënoj fitore në finalen e madhe të Lojërave Olimpike të ‘Rio 2016’ ndaj Suedisë, për të fituar në fund medaljen e artë olimpike.
‘Panzeret’ u treguan më të mira gjatë ndeshjes për atë edhe në fund triumfuan, edhe pse pjesa e parë ishte disi e barabartë.
Më pas gjermanët gjeten përsëri golin, por kësaj radhe ishte një autogol nga suedezja Linda Sembrant.
Deri në fund të takimit, krejt çka Suedia mundi të bënte ishte një gol i shënuar me anë të Stina Blackstenius që ngushtoi epërsinë në 2:1.
Vlen te theksohet që futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani luajti për 68 minuta për Suedinë dhe në fund duhet të kënaqet me medaljen e argjend.