Ministri i Bujqësisë i Gjermanisë, Cem Özdemir, do të zhvillojë një vizitë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Moldavi.
Qëllimi i kësaj vizite është fokusi në procesin e itnegrimit të vendevbe të Ballkanit Perëndimor për sa i përket politikave bujqësore.
Ai tha se me këto vende Gjermania do të i intensifikojë këto politika.
”Ministri Federal Cem_oezdemir niset për një vizitë që zgjat disa ditë në Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Republika e Moldavisë. Fokusi është në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e politikave bujqësore, të cilin do ta intensifikojmë me këto vende”, thuhet në njoftim.
Vendet e Bashkimit Evropian kanë politika për secilin sektor dhe përshtatja me ato politika lidhet edhe me shtetet që aspirojnë integrimin në BE.