2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania e Franca në një deklaratë të përbashkët, përmendin heqjen e vizave për Kosovën

I ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri shteteve: Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, kanë lëshuar të premten një deklaratë të përbashkët rreth zhvillime të fundit gjeopolitike, përfshirë edhe ngjarjet në Ballkan.

Në një deklaratë të përbashkët të ministrive të jashtme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, thuhet se tri shtetet bëjnë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Trekëndëshi i Weimarit” thotë se e mbështet plotësisht dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe thekson “nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian”.

“Ne mbështesim plotësisht dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE-ja dhe theksojmë nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugëtimin e tyre evropian dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

“Ne bëjmë thirrje për progres në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën”, vijon komunikata.

Po ashtu, në komunikatë thuhet se vendet tona janë të përkushtuara fuqishëm ndaj Procesit të Berlinit.

“Ne theksojmë rëndësinë e zbatimit të vendimit historik nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal”, thuhet në komunikatën e përbashkët të ministrive të jashtme gjermane, franceze dhe polake.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img