Site icon PrishtinaPress

Gjermania dhuroi pajisje për policinë, Sveçla tregon për çfarë do të shërbejnë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pajisjeve të dhuruara për Policinë e Kosovës për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit nga Qeveria Gjermane, tha se këto pajisje do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës etj.

Ministri Sveçla falënderoi Gjermaninë për dhurimin e këtyre pajisjeve, duke shtuar se donacioni ka vlerë rreth gjysmë milioni euro.

“Donacioni që Qeveria Gjermane ka dhuruar për policinë tonë do të lehtësojë punën tonë dhe do të ndihmojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me mallra të kontrabandës, me pajisjet më të fundit të teknologjisë”, tha Sveçla.

“Sundimi i rëndit dhe ligjit, lufta ndaj krimit dhe korrupsionit është dhe do të mbëtët fokusi ynë i parë si Qeveri. Falënderoj shtetin gjerman për këtë donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro”, u shpreh ai./Prishtinapress/

Exit mobile version