3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjermania, Britania, Italia, Danimarka dhe tetë shtete të tjera nuk do t’i strehojnë afganët

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se 13 vende kanë pranuar deri tani të strehojnë, të paktën përkohësisht, refugjatë afganë të evakuuar dhe se të paktën 12 vende kanë pranuar të veprojnë si rrugë tranziti për të evakuuarit, ndër ta amerikanë dhe të tjerë.

Blinken tha në një deklaratë të premten se afganët që mund të përfitojnë nga statusi i refugjatët nuk kanë kaluar ende procesin e kontrollit për t’u vendosur në SHBA dhe do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kanada, Kolumbi, Kosta Rika, Kili, Meksikë, Poloni, Katar, Ruandë, Ukrainë dhe Ugandë.

Ndër vendet tranzit përfshihet Bahreini, Danimarka, Gjermania, Italia, Kazakistani, Kuvajti, Katari, Taxhikistani, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania dhe Uzbekistani.

Blinken tha se “Na ka dhënë zemër fakti që vende të tjera kanë shikuar mundësinë për të ofruar ndihmë. Nuk kemi përparësi më të lartë se sigurinë e shtetasve amerikanë jashtë vendit dhe përmbushjen e premtimit ndaj partnerëve tanë afganë në rrezik.

Lajmi vjen ndërsa baza e SHBA-së në Katar i ka arritur kapacitetet e saj pritëse, raportoi zeriamerikes.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen dëshpërimisht të evakuojnë me mijëra njerëz nga Afganistani, ndërsa janë shtuar njoftimet për hakmarrje nga ana e talibanëve kundër afganëve që punuan me forcat e udhëhequra nga SHBA. Kjo ka detyruar fuqitë e huaja të përshpejtojnë përpjekjet për evakuim.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se Shtetet e Bashkuara i marrin me shumë seriozitet njoftimet për friksim ose rrahje të amerikanëve në Kabul, duke shtuar se talebanët i kanë dhënë garanci Uashingtonit se do t’i lejojnë afganët që dëshirojnë të largohen nga vendi ta bëjnë këtë edhe pas 31 gushtit.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë bënë të ditur se për disa orë të premten nuk u kryen fluturime nga Kabuli në Katar, për shkak të tejmbushjes së bazës ajrore Al Udeid, ku ndodhet Komanda Qendrore Amerikane, e cila tashmë strehon 8,000 të evakuuar afganë.

Sipas NATO-s më shumë se 18,000 vetë janë evakuuar që kur militantët talebanë morën kryeqytetin e vendit, Kabulin.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha në një deklaratë se Berlini kishte rënë dakord me Uashingtonin për të strehuar përkohësisht njerëz në bazën ajrore Ramshtajn.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img