Një kosovar 47-vjeçar i cili dyshohet për vrasjen e partneres së tij 33-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar nga autoritetet gjermane.
Ai ishte në kërkim që nga e shtuna, teksa ngjarja tragjike ka ndodhur të premten. Kosovari është paraqitur të dielën në mbrëmje në një stacion policor në Kehl, Baden-Württemberg.
32-vjeçarja u gjet e pajetë në banesën e saj mbrëmjen e së premtes. Punonjësit e organeve përgjegjëse të qytetit kishin dashur më parë ta takonin atje. Por gruaja nuk e kishte hapur derën, shkruan faz.net. Policia e cila u njoftua më pas e gjeti trupin e pajetë në banesë.
Një autopsi e bërë pastaj zbuloi një “vdekje të panatyrshme”, thonë në polici. Gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës. Policia dhe prokuroria publike ende nuk kanë dhënë detaje për rrjedhën e ngjarjeve dhe sfondin e krimit, përcjell albinfo.ch. Këto janë pjesë e hetimeve në vazhdim.
47-vjeçari është paraqitur në një stacion policie në Kehl (Baden-Württemberg) të dielën në mbrëmje dhe u arrestua atje. Vonë, në pasditen e të hënës (14 prill), ai do të sillet para një gjyqtari në Gjykatën e Qarkut të Duisburgut me kërkesë të Prokurorisë Publike të Duisburgut.
Rasti ka shkaktuar bujë dhe zemërim në të gjithë vendin gjatë fundjavës.
Rasti tragjik është ende misterioz në shumë aspekt. Sfondi i saktë dhe rrjedha e ngjarjeve janë tani pjesë e hetimit në vazhdim, raporton policia e Essen-it, e cila merr përsipër hetimet në raste të rënda si vrasja për autoritetin relativisht të vogël të policisë së qarkut në Oberhausen.
Sipas një zëdhënësi të qytetit Oberhausen, punonjësit e zyrës së mirëqenies për të rinjtë ishin larguar me dy fëmijët të premten kur askush nuk u kishte hapur derën. Fëmija më i vogël ishte ende në çerdhe në atë kohë dhe nuk ishte marrë nga nëna.
Sipas informacioneve të gazetës Bild, partneri i nënës së vrarë dyshohet për sulme të dhunshme edhe më parë.