Në Berlin të Gjermanisë, një degë peme ra mbi makinë, duke lënë të bllokuar në veturë babain me dy fëmijët e tij.
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:25 në rrugën Neumarkplan në lagjen Britz të Neukolln.
Derisa personi po qëndronte i parkuar me Opel Astra, dega tetë metra e gjatë u shkëput nga një pemë dhe u përplas për makine, shkruan Bild.
Sipas gjetjeve fillestare, babai i dy fëmijëve pësoi një thyerje të këmbës dhe u dërgua në një spital të Berlinit.