-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjermanët: Vetëm te shqiptarët Putin s’mund të ketë ndikim

Pak ditë më parë, “Der Standard” e Austrisë shkruante se në Ballkan vetëm Shqipëria dhe Kosova janë orientuar pro perëndimit
 
E këtij mendimi është edhe Schwaebische” e Gjermanisë.
Me dallimin se ajo në këtë mes fut edhe liderin malazez Gjukanoviç.
Manovrat e përbashkëta ushtarake mes Bjellorusisë, Rusisë e Serbisë afër kufirit të Maqedonisë, manovrat e NATO në Malin e Zi, tentimi i grushtit të shtetit, tentim atentati ndaj kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe teoritë tjera konspirative tregojnë më së qarti se diçka po zije në Ballkan mollë sherri mes Perëndimit dhe Lindjes,” shkruan fillimisht media e njohur gjermane “Schwaebische”.
“Në pak ditë, janë sekuestruar arsenal i madh i armëve, njëra afër shtëpisë së Vuçiç në Beograd. Kundërshtarët më të mëdhenj të Vuçiçit janë oligarkët që janë të fuqishëm financiarisht dhe mbështesin disa parti serbe. Politika pro europiane e Vuçiçit është gjithashtu në kundërshti me politikën e presidentit serb, Tomislav Nikoliç dhe partnerin e koalicionit, socialistët e Ivica Daçiç, të cilët njihen si filorusë”, shkruan ajo.
Rusia e presidentit Vladimir Putin shpreson që Serbia të kundërshtojë jo vetëm integrimin në NATO, por edhe BE-në. Në anën tjetër Serbia mundohet të përfitojë ekonomikisht nga Brukseli, ndërsa në të njëjtën kohë për interesat e saj në Ballkan sheh Rusinë si “partner strategjik””, vijon më tej shkrimi./gazetatema/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img