4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjergj Dedaj kërkon privatësi, gjykatësi lë gjithçka publike

“Kërkojë seancë private”, Gjergj Dedaj këtë kërkesë e paraqiti që prej ditës së parë, kur nisi dëshminë në gjykimin kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Në të gjitha rastet, përgjigjen nga kryetari i trupit gjykues, ai e kishte të njëjtë.

Por, kërkesa i është refuzuar.

Kjo përgjigje ndaj kërkesës së Dedajt, për profesoreshën dhe hulumtuesen, Gjylbehare Murati, është habitshme.

“Është detyrë e gjykatës të kujdeset për një dëshmitar, duke marrë parasysh që në të kaluarën dhe thuajse të gjitha këto seancat i kemi pasur dëshmitarët që kanë dëshmu në seanca të mbyllura dhe nuk e kuptoj pse gjykata e ka refuzu kërkesën e zotërit Dedaj… Këtu pra nuk ka trajtim të barabartë të dëshmitarëve”, ka thënë ajo.

Megjithatë, këtë vlerësim nuk e ka edhe avokati Taulant Hodaj, që beson se në vendimin e gjykatës, ndikuan edhe sjelljet e vet dëshmitarit.

“Dëshmia e zotëri Dedaj është kontradiktore dhe trupi gjykues e ka fituar këtë bindje që i njëjti ka ndërruar disa herë dëshmitë. Edhe në dëshminë e tij publike që e jep është shumë kontradiktor, nuk i përgjigjet pyetjeve çka i jep trupi gjykues, apo që i jep prokuroria e gjykata, mirëpo fol për tema të tjera… Nuk kam pa që Prokuroria apo avokatët mbrojtës, kanë anu në atë mënyrë që me kërku sesione private, këtë e ka kërkuar vetëm dëshmitari”, ka deklaruar Hodaj.

Për profesoreshën Murati, kjo nuk përbën arsye, pasi sipas saj gjykata duhet t’i trajtoj të gjithë dëshmitarët të barabartë.

“Pavarësisht, nuk kemi të bëjmë këtu me kontradikta. Ne kemi të bëjmë këtu me dëshmitarin. E gjykata e ka për detyrë me u kujdesë për dëshmitarin… Faktikisht nëse ti e din që po supozojmë është kontradiktor, prapë se prapë ti po e ekspozon atë në lloj lloj rreziku. Ai ka arsye dhe ka arsye përse ka kërku”, ka thënë Murati.

Televizioni Dukagjini ka kërkuar sqarim nga Dhomat e Specializuara për këtë çështje, mirëpo nuk ka pranuar përgjigje.

Gjatë ditës, Gjergj Dedaj ka vazhduar për të tretën ditë me radhë dëshminë e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img