Site icon PrishtinaPress

Gjeravica, pika e preferuar e lexuesve të “Guardian” për ecje të gjata

Prestigjiozja britanike “The Guardian”, në rubrikën e saj “Travel” ka publikuar një përmbledhje të lokacioneve më të preferuara për ecje në distanca të gjata nëpër Evropë.

Siç raporton Klankosova.tv, përmbledhja është hartuar nga lexuesit e gazetës britanike, ndërsa në mesin e më të preferuarave e kanë vendosur Gjeravicën, pikën më të lartë të njohur në Kosovë.

“Vishni çizmet tuaja për ecje dhe zhytuni në peizazhe të mrekullueshme në këto shtigje në distanca të gjata, të zgjedhura nga këshilluesit tanë”, shkruan “The Guardian”.

Si përshkruhet Gjeravica? 

Lart e poshtë majës më të lartë të Kosovës

Ne shkuam në një udhëtim për të ngjitur Gjeravicën, malin më të lartë të Kosovës 2656 metra. Duke u nisur nga Dobërdolli, një fshat barinjsh në Shqipërinë më veriore, rruga e shkuarjes nisi me një ngjitje të pjerrët deri në kreshtën ku arritëm në trekëndëshin Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Në vijim të kreshtës, ne vëzhguam kullotat e Shqipërisë dhe majat e Kosovës. Mes liqeneve dhe kullotave, maja e Gjeravicës doli në mes të terrenit shkëmbor. Në ngjitjen e fundit kaluam paqeruajtësit e NATO-s nga Letonia. Në krye, ne u ulëm për një kohë të gjatë duke shijuar pamjet nga lindja në fushat e kontestuara të Kosovës, ndërsa flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës valëvitej. Së shpejti erdhi koha për të gjurmuar hapat tanë për në Dobërdoll, duke shijuar gjysmën e ushqimit në Bujtinë Bashkimi (gjysmë pansion 40 € për person.

Exit mobile version