2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Gjenerali serb: Uashingtoni do ta formojë Ushtrinë e Kosovës, vetëm pret momentin e duhur

Gjithçka që propozohet në ligjin e ri të mbrojtjes amerikane, në të cilin ndër të tjera propozohet thellimi i bashkëpunimit mes SHBA dhe Kosovës, tregon se Uashingtoni dëshiron të formojë ushtrinë në Kosovë, por, sipas kryetarit të Forumit serb të Sigurisë Euroaziatike, gjeneralit në pension Mitar Kovaç, “ata presin një moment të favorshëm për këtë”, transmetojnë mediat serbe në shërbim të regjimit serb.

Agjenda amerikane dihet – Serbia duhet të detyrohet të pranojë gjithçka që thuhet në Marrëveshjen nga Brukseli dhe aneksin e Ohrit, ku shkruan se marrëveshja për normalizimin është arritur, jo mes Beogradit dhe Prishtinës, por ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pas zbatimit të kësaj marrëveshjeje për implementim, Amerika dëshiron ta pranojë shtetin “e rremë” të Kosovës në NATO dhe në bazë të kësaj dhe të angazhojë atë në misione të ndryshme në gjithë botën, siç po vepron tashmë Britania e Madhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës”.

Sipas fjalëve të tij, “përkufizimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike bie veçanërisht në sy”.

“Ky domen njihet si një element thelbësor i punës së sistemeve komanduese dhe informative, si dhe të organeve të administratës shtetërore”, pretendon Kovaç.

Ai ka shtuar se është e sigurt se në fushën e pajisjeve dhe trajnimit të stafit do të bëhet shumë për të arritur ky qëllim i proklamuar.

“Është shumë indikative që kjo po futet si zgjidhje ligjore dhe që nuk ka mbetur në domenin e diplomacisë sekrete”, thekson Kovaç.

Ai rikujton se ndihma indirekte ushtarake e SHBA për Kosovën po zgjatë për një kohë të gjatë.

“Amerika është ideologu dhe krijuesi shpirtëror i këtij shteti “të rremë”, pretendon Kovaç.

Ai shton se SHBA këtë po e bëjnë duke e instrumentalizuar Bashkimin Evropian në aspektin politik dhe ekonomik dhe NATO-n në aspektin e sigurisë.

“Amerika përmes NATO-s për vite me radhë ka ofruar ndihmë për FSK-në, si në pajisje ashtu edhe në trajnimin e personelit në specialitete të ndryshme. Në të gjitha këto ka ndikuar që të bëjnë të njëjtën gjë edhe vendet e tjera udhëheqëse të NATO-s”, thekson Kovaç.

Kohëve të fundit, sipas fjalëve të tij, Turqia është instrumentalizuar gjithnjë e më shumë.

“Me forcimin e kontingjentit turk në Kosovë, si dhe ardhjen e një gjenerali turk në postin e komandantit të KFOR-it, Ankaraja po merr një rol udhëheqës në forcat shumëkombëshe në “krahinën jugore serbe”. Të gjithë këta janë faktorë që do të ndikojnë “negativisht” në aspektin e sigurisë së Kosovës dhe Ballkanit”, ankohet Kovaç./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img