Për shkak të motit me reshje dëbore në Dibër, Kukës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Korçë, Qafë Thanë, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.
Policia e Shtetit, njofton se për shkak të reshjeve të dëborës në territorin e Maqedonisë së Veriut, një kamion ka rrëshqitur në aksin Strugë–Qafë Thanë, duke bllokuar përkohësisht rrugën. “Autoritetet maqedonase kanë ndaluar përkohësisht qarkullimin e mjeteve në hyrje të territorit të tyre, deri në zhbllokimin e aksit”.
Ndërkohë, borëpastrueset vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës, dhe të gjitha akset rrugore janë të hapura, vijon njoftimi.
Detaje: