-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Kçiq që po trajtohen në Mjekim Intensiv, një pritet të dërgohet në Suedi

Mjekja kujdestare në Mjekim Intensiv, Agreta Gashi, ka folur për Express për gjendjen e katër pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë pasi u lënduan rëndë nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq.

Ajo tha se është stabilizuar gjendja e tyre, mirëpo vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

Gashi bëri të ditur se njëri nga pacientët, fëmijë rreth moshës 10 vjeçare, do të dërgohet në Suedi pasi është shtetase suedeze.

“Kemi arritur me stabilizu gjendjen, por vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë. Njëri prej tyre po dërgohet për trajtim jashtë vendit, në Suedi, meqenëse është shtetase suedeze dhe është me përqindje më të lartë të djegies. Është rreth 10 vjeç”, tha ajo për Gazetën Express.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30 dhe si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, janë lënduar 15 persona.

Sipas raportit të Policisë bombola ka shpërthyer në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin viktimat.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Kçiq i Madh, Mitrovicë Jugu / 13.01.2024 – 16:35. Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen. Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.”

Mbrëmë, në QKUK kanë shkuar kryeministri Kurti dhe ministri Vitia. Kurti tha se ka qytetarë të lënduar lehtë dhe qytetarë që kanë pësuar djegie të shkallës së dytë e tretë nga shpërthimi i bombolës së gazit.

“Për diç më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës. Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet”, tha Kurti.

Më tutje, ai deklaroi se qytetarët duhet të kenë kujdes me përdorimin e bombola e pasi sipas tij ky nuk është aksidenti i parë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se 15 anëtarë të një familje kanë pësuar djegie si pasojë e shpërthimit të një bombole me gaz në një shtëpi në Kçiq të Mitrovicës.

Vitia poashtu konfirmoi se një nga të lënduarit ka pasur lëndime edhe në gjoks.

”Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës janë trajtuar sot gjatë ditës në spitale e QKUK. Ata, 15 anëtarë të familjes, pësuan djegie e një pati lëndime në gjoks. Ende jemi në Klinikën Emergjente në QKUK, bashkë me mjekët, infermierët dhe stafin tjetër. Të gjithë ishin e ende janë në mobilizim e angazhim të lartë prej shumë orësh. Po ofrohet kujdesi i plotë e profesional për të lënduarit” tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img