1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjendja e sigurisë në Kosovë, flasin nga NATO

Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, NATO ka publikuar një video ku shpjegon situatën në Kosovë. Në përshkrimin e bllokut perëndimor ushtarak, thuhet se ndonjëherë ka tensione.

Forca e Kosovës, sipas NATO-s, është kyçe për sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

“Situata në Kosovë tani është shumë më e qetë se dikur, por ndonjëherë tensionet ende ndodhin. Kjo është arsyeja pse Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO është ende kyçe për sigurimin e stabilitetit në rajon”, thuhet në përshkrimin e videos, ku producenti nga NATO, Jake Tupman shpjegon se si forcat e KFOR-it zakonisht patrullojnë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në video është përfshirë edhe rasti i bllokimit të rrugëve që çojnë në pikëkalimet kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak në shtator, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë automjeteve me targa serbe.

“KFOR-i ka luajtur rol kyç duke ndihmuar në de-eskalimin e tensioneve”, thotë Tupman.

Ai flet për këtë edhe me një pjesëtar të KFOR-it. Major Gene Enriquez thotë se detyra e tyre nuk është të zgjedhin se cila palë ka të drejtë dhe cila e ka gabim, shkruan Gazeta Express.

“Të hysh me një mendje të hapur dhe pak dhembshuri për të gjitha anët e mosmarrëveshjeve jep një rezultat më të mirë. Ju duhet t’i qaseni këtyre situatave me dhembshuri nga të dyja palët. Nuk është detyra jonë të zgjedhim kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, por të ndihmojmë në ruajtjen e paqes këtu”, shprehet ai.

Kolonel Stefano Fedele, oficer i KFOR-it italian për 35 vjet, ka folur po ashtu për situatën në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë.

“Ky është një simbol i ndarjes ndëretnike në Kosovë, sepse në të kaluarën dhe në ngjarjet e fundit – e fundit dje – ka qenë një skenar i përsëritur i përplasjeve ndëretnike”, thotë ai.

Kolonel Fedele shpjegon se si një ditë më parë kishte pasur të shtëna me armë dhe gjuajtje me gurë në drejtim të veturave të Policisë së Kosovës.

“Këtu dje ka pasur të shtëna me armë dhe gjuajtje me gurë kundër veturave të Policisë së Kosovës. Gjendja tani është e qetë por shumë e brishtë dhe ajo që ka ndodhur në vijën kufitare administrative apo ajo që ka ndodhur dje këtu në Mitrovicë është evidencë e domosdoshmërisë së pranisë së KFOR-it këtu në Kosovë”, thotë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img