1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar

Pasditja e së hënës u përfshi nga reshjet e mëdha të borës. Këto reshje të mëdha shkaktuan tollovi në trafik, megjithatë nga Ministria e Infrastrukturës njoftuan se të gjitha kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen verore e dimërore kanë dalë në terren për të bërë pastrimin borës në rrugët regjionale, nacionale dhe në autoudhë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka treguar për gjendjen e rrugëve të cilat të shpijnë në pikat e kalimit kufitar.

Magjistralja Fush-Pajtimit-Glloboçicë është e kalueshme vetëm me pajisje dimërore për automjetet, ndërsa është e pakalueshme për maunat.

Po ashtu e pakalueshme për maunat është edhe rruga Pejë-Kullë.

Ndërsa rrugët tjera thuhet të jenë të kalueshme me pajisje dimërore.

Ndërkohë që sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë reshje bore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img