-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjendja e rrugëve, Pacolli kërkon nga Qeveria të veprojë në parandalimin e vdekjeve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se gjendja e rrugëve në Kosovë është katastrofale, dhe për këtë shkak, ka kërkuar nga Qeveria të veprojë në parandalimin e vdekjeve.

Përmes një postimi në Facebook, deputeti ka thënë se që nga viti 2020, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve.

“Nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve”, ka shkruar Pacolli./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img