Gjendja shëndetësore e dy pacientëve që janë prekur me coronavirus është stabile.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Mbrëmë kam qenë në kujdestari dhe gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, deklaroi ai.
Ndryshe, dje janë konfirmuar rastet e para me coronavirus në Kosovë, një 77 vjeçar nga Vitia dhe një 20 vjeçare shtetase e Italisë por që ishte me qëndrim në Klinë. Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, komuna e Klinës dhe Vitisë janë në karantinë.