Anipse humbës në votën e shumicës shqiptare – qysh prej natës së parë të përmbylljes së votimeve në vend Albin Kurti ‘rrëmbeu’ vetë çastin e një ngazëllimi opozitar.
Me një rënie të uebsajtit të KQZ-së në favor të percepsionit imediat për Vetëvendosjen dhe nxjerrjes së mbështetësve të vet për të festuar fitore – sipas parametrave të tij, të drunjtë – Kurti fshiu nga çfarëdo formati dorëzgjatje bashkëpunimi me ndonjë nga partitë opozitare.
Me një fjali që goditi rëndë në denigrime kafshore si “hajvanë” partitë opozitare, Kurti e dha veten singullar në njërën anë, dhe partitë opozitare në anën tjetër.
Gati dy muaj më vonë – gjërat janë ende në vendnumëro: por, me partitë opozitare në një përçarje dhe ngërç përafrimi edhe më të madh se ç’është menduar.
Kurti me 48 mandate, me dhjetë të supozuara të pakicës joserbe dhe një të Nenad Rashiqit, aleat qeveritar të vetin – ka 59 mandate, me ç’numra nuk ka shumicë parlamentare për të ndërtuar qeveri.
Megjithatë, dje i tha kreut të BIK-ut se me t’i thirrur seanca e konstiuuimit të Kuvendit të Kosovës “synon” që njëherazi të votojë edhe qeverinë: por, se në ç’numra e bazoi këtë nuk tregoi.
Sipas burimeve të Nacionales, Kurti mund të jetë duke llogaritur në tre votat e NISMA-s Socialdemokrate të Fatmir Limajt, me këta të fundit me ç’marrim vesh, mund të jenë duke e konsideruar të humbur prospektin opozitar për të bërë bashkim në eventualitetin e dështimit të Vetëvendosjes për të ndërtuar qeveri.
Gjer më tash, Partia Demokratik e Kosovës – së paku nga ç’kanë dhënë publiku të mendojë – është duke provuar të ndërtojë ngjizje të përbashkët opozitare kur Vetëvendosja t’i shterrojë afatet kushtetuese.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, shprehet se janë në pritje e sipër që PDK-ja të kryejë këtë organizim opozitar.
Por, që të dyja gisht faji kanë drejtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht te kreu i saj Lumir Abdixhiku, i cili i ka qëndruar qëndrimeve të tij parazgjedhore: se hynë në qeveri vetëm nëse ata e drejton vetë atë, përkatësisht postin e kryeministrit.
Ramush Haradinaj ditëve të fundt në “Debat Plus” e singullarizoi Abdixhikun se po i ndihmon indirekt Albin Kurtit të qëndrojë në pushtet.
U shpreh në terma “veç n’e shpëtoftë LDK-ja” Kurtin që të qëndrojë në pushtet.
Në anën tjetër, Abdixhiku është në “tur falënderimi” te votuesit e vet.
Hamza, në anën tjetër, së paku në atë çka ka transmetuar publikisht, thotë se është në bisedime me të gjitha partitë ish-opozitare për të ndërtuar shumicë pasi t’i shterren Kurtit afate.
Por, me ç’del, edhe kjo duket tepër e thjesht për të qenë e vërtetë: ngase pozicioni i Abdixhikut mbetet i betonizuar – ndonëse nga partitë tjera opozitare nuk konsiderohet si finale.
Qortimi publik i Hamzës ndaj Abdixhikut…
…Ka përgjegjësi dhe adresë…[LDK-ja].
Një ditë para takimit me Abdixhikut, hartë ku të kërkohet faji nëse vendi shkon në zgjedhje të reja, i nominuari i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e dha partinë e tretë për nga rezultati zgjedhor: për të cilin pati ftesë, dhe porosi në tingëllim vërejtjeje.
Hamza në “Debat Plus” foli se PDK-ja “nuk mbyll udhë” duke e dhënë për dallim qëndrimin e partisë së vet karshi llogores së qëndrimeve paralektorale të LDK-së se nuk hynë në qeveri pa e marrë postin e kryeministrit.
Vështrim krejt tjetër nga Lumir Abdixhiku – i cili njëkohësisht po ipte intevistë në “Rubkon” të Klan Kosovës – artikuloi gjerë e gjatë Hamza.
Në një moment: Hamza u duk t’i çojë porosi Abdixhikut, për të cilin tash e një muaj ka ftesë për të biseduar në skenarin e pamundësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicë parlamentare dhe ndërtuar qeveri; rrjedhimisht në kalimin e mandatarit te partia e dytë.
“Nëse kjo nuk funksionon (atëherë) vjen te situata e tretë, që nuk është e mirë për vendin, jo e shëndetshme: zgjedhjet (e reja). Por, kur shkohet në zgjedhje ka përgjegjësi edhe adresë kush ka kontribu që vendi me shku në zgjedhje, që vendi mos m’e pas institucioneve, që me pas vakum institucional, mu prolongu çështjet”, tha Hamza.
Abdixhiku – simultanisht – e shihte krejt këtë “premature…e madje edhe naive” për çka shprehej i bindur se për çka po flet Hamzaq është “katër-pesë muajshe…tetë muajshe”.
Dhe, sipas tij, ai në vështrimin e vet po shprehte “realizëm” ndërsa – pa iu referuar në emra – Hamza dhe të tjerët (Ramush Haradinaj) ishin në “dëshira”.