Site icon PrishtinaPress

Gjendet vajza nga Skenderaj që u raportua e zhdukur

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Arbnora Dobra 22 -vjeçarja e cila u raportua e zhdukur ditë me parë gjendet në njërin nga shtetet fqinje.

Policia po ashtu njofton se Dobra në mënyrë të rregullt e ka kaluar kufirin, ku pastaj edhe ka kontaktuar me familjarët e saj.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj”, thuhet në njoftimin e plocisë.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 28.09.2018, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin A.D, femër , 22 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës.
Që nga dita e raportimit policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e viktimës.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.
Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Exit mobile version