Është gjetur trupi i pa jetë i 41-vjeçarit Muhabi Ismani nga fshati Begracë e Kaçanikut.
Policia ka konfirmuar për “Zërin” gjetjen e trupit të tij, ndërsa ka thënë se do të dalin me një komunikatë për media për të dhënë më shumë detaje.
Disa orë më parë, përmes rrjeteve sociale ishte njoftuar për gjetjen e 41-vjeçarit.
Sipas familjarëve me datën 07.06.2021, i ndjeri kishte dal nga shtëpia duke mos u kthyer më, ndërsa ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt , FSK-së, Zjarrfikësve dhe 40 vullnetarë, kishin nisur kërkimin e tij.