4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet pa shenja jete një shqiptar në një plantacion marijuane në Spanjë, çfarë dyshohet

Policia spanjolle, Mossos d’Esquadra po hetojnë rastin e vdekjes së një burri këtë të shtunë në një plantacioni marihuane në Mont-roig del Camp, në Baix Camp.

Policia beson se ishte burri ishte një nga kopshtarët e plantacionit, të cilët janë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kujdesin e tij, ai u gjet me një tub gazi të lidhur me gojën e tij dhe në një pellg gjaku.

Në mungesë të autopsisë dhe duke pasur parasysh se nuk ka shfaqur shenja të dukshme dhune, policia e trajton si një vetëvrasje, por provat mjeko-ligjore do të jenë kyçe për të sqaruar nëse ka diçka tjetër.

Vetëvrasje e mundshme

Burri me kombësi shqiptare ende nuk është identifikuar 100%, por policia beson se ai ishte përgjegjës për plantacionin e marijuanës që ndodhej në këtë shtëpi në Casalot Park, pranë Mont-roig del Camp.

Agjentë të Mossos d’Esquadra, ambulanca të Sistemit të Emergjencave Mjekësore (SEM) dhe gjithashtu Zjarrfikësit, shkuan në rrugën Secalló, pasi morën njoftimin.

Në këtë pikë dhe duke qenë se është trajtuar si vetëvrasje, hetimi është kryer nga Njësia Hetimore e Komisariatit të Policisë Reus, në pritje të provave mjeko-ligjore.

Mënyra se si u gjet, me tubin e gazit në gojë, si dhe gjurmët e gjakut në tokë, e bëjnë policinë të dyshojë këtë rast aq më tepër duke marrë parasysh se si dhuna mes grupeve dhe bandat e organizuara të dedikuara për trafikun e drogës bëhet çdo herë dhe më e zakonshme. /Abc news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img