Një person raportohet se është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 17:25 në fshatin Berevce, në Shtërpcë.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu sipas raportit thuhet se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve.