Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec, në fshatin Opretushë, dje është gjetur një person pa shenja jete.
Sipas njoftimit të PK-së, viktima ishte më të meta mentale.
Rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së, përcjell IndeksOnline.