Site icon PrishtinaPress

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një person i moshës 50 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 14:25 në fshatin Vlashne të komunës së Prizrenit.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Dyshohet se i njëjti ka kryer vetvrasje me pistolet e cila është gjetur pranë trupit të pa jetë. Policia me urdhër të prokurorit ka bërë egzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishekë”, ka thënë Bytyqi.

Pas përfundimit të vendit të ngjarjes trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  në Prishtinë.

 

Exit mobile version