Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të martën në Prishtinë.
Rasti në polici është hapur si “hetim mbi vdekjen”.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM MBI VDEKJEN/Prishtinë 25.04.2023 – 12:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar.