Një person pa shenja jetë është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan.
Policia bën të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Gjilan 11.02.2025 – 14:50. Një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Arbresh.info/