Site icon PrishtinaPress

Gjendet pa shenja jete një person në Istog

Një person pa shenja jete është gjetur ditën e shtunë në Istog.

Siç njofton policia, viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, raporton Prishtinapress.

“Shalinovicë, Istog 20.01.2024-16:54. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version